Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aurela Hoxha: S’kam rrëfyer asgjë për divorcin, e kam vendosur të mos flas

06/12/2015
in Breaking News
Reading Time: 4 mins read
A A
Aurela Hoxha: S’kam rrëfyer asgjë për divorcin, e kam vendosur të mos flas

Aurela Hoxha, javët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të divorcit me bashkëshortin e saj. Komentet, lajmet e pavërteta kanë qenë ato që e kanë lënduar jo pak moderatoren. Megjithatë edhe në këtë rast nuk e ka lënë veten të dorëzohet, por vijon të jetojë jetën me intensitet, duke pritur një vit të ri me shumë surpriza dhe mundësi të reja.





Si ka qenë ky vit për Aurelën?

Akoma nuk jam ulur të reflektoj. Normalisht çdo njeri në fundvit ulet dhe mendon se çfarë ka bërë, a mund të kisha bërë diçka më mirë, të paktën tek puna flas. Unë ende nuk e kam bërë diçka të tillë për këtë vit. Uroj që të ketë qenë një vit produktiv dhe të kem arritur gjithçka që i kisha vënë synim vetes.


Mendoni se i keni arritur të gjithë pritshmëritë tuaja?

Nuk di se çfarë të them, akoma nuk e di këtë. Të kemi parë si moderatore, me modelet, me formate të ndryshme televizive, edhe në kërcim, ku e gjen më shumë veten? Ka ndodhur një konfuzim nga gjithçka çfarë unë kam bërë ndër vite në ekran, apo edhe nga studimet që kam ndjekur, që nuk kanë lidhje me median. Ekrani është një dashuri e madhe e imja dhe ndjehem shumë mirë para kamerave, janë shumë punë që unë i bëj me dëshirë. Se cilën bëj më mirë nga këto punë të përbashkëta e vlerëson publiku.

Ka rivale Aurela?

Jo, nuk ndjehem kështu, sepse mendoj se ka vend për të gjithë. Secilin nga ne e kërkon tregu, e kërkon vetë publiku. Nuk kam qenë kurrë xheloze apo të kem ndjerë rivalitet.

Si i ke marrëdhëniet me kolegët, sa kohë kaloni me to?

Kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë. Ndoshta për shkak të kohës së kufizuar nuk kaloj mjaftueshëm kohë me ta. Puna ime nuk ka një orar fiks, që më lejon të shihem shpesh me miqtë e mi, duke qenë gjithë kohës në lëvizje dhe në kontakt me klientët, shpesh herë drekat i kaloj me miqtë e afërt, ose bashkëpunëtorët në punë.

Kur do rikthehet Aurela në ekran me “Shopping Queens”?

Nuk është caktuar akoma një datë për rifillimin e sezonit. Më vjen mirë që njerëzit më pyesin vazhdimisht për rikthimin e emisionit. Kjo do të thotë që njerëzit e kanë pëlqyer, thuajse çdo grupmoshë ka gjetur veten tek ky emision dhe jam e lumtur për këtë.

Mendoni se ka ardhur momenti për të pasur një hapësirë tuajën mediatike, një show alla Aurela?

Kam kohë në fakt që e mendoj. Deri më tani kam pritur që të piqen kushtet dhe të vijë momenti i duhur, por natyrisht që e kam pasur në mendje një format totalisht timin.

Çfarë këshille ke për të gjitha vajzat e reja të ekranit, që aspirojnë famën?

Unë jam ndër vajzat që jam lakuar shpesh herë për pamjen time. Shpesh herë vajzat e bukura, që mendojnë se e kanë pasion televizionin, duhet të kenë parasysh se nuk mjafton të jesh e bukur. Duhet të investojnë tek vetja, të studiojnë, pasi është një armë e fortë për to. Vetëm me shumë punë, mund të arrijnë suksesin, jo vetëm në televizion, por në çdo fushë të jetës së tyre.

Sa e ka ndihmuar Aurelën bukuria në karrierën e saj?

Bukuria ndihmon secilin prej nesh, sidomos në ekran, pasi është normale që paraqitja është e rëndësishme. Por mendoj se nuk është gjithçka, unë kam punuar shumë fort, kam pasur shumë vullnet, këmbëngulje, orë të gjata pune. Nuk kam arritur gjithçka vetëm falë bukurisë, edhe pse kujdesem për veten time, karrierën e kam ndërtuar me shumë mund dhe shumë punë.

Gjithnjë keni pasur marrëdhënie shumë pozitive me mediat, a jeni lënduar kur kanë abuzuar me emrin tuaj?

E kam thënë gjithmonë që unë si natyrë lëndohem shumë shpejt. Ka ndodhur që nga një koment dashakeq edhe në rrjetet sociale, kam ndenjur gjithë natën pa gjumë. Normalisht që edhe pa lajmet e vërteta, sigurisht që jam ndjerë keq. Unë e di sesi funksionon, por kurrë nuk kam abuzuar me jetën time, kam një jetë shumë familjare, jetoj me familjen, kam pranë miqtë e mi dhe nuk mendoj se e meritoj të bëhet lajm, kur nuk ka asgjë të vërtetë.

Si u ndjetë kur patë titujt e gazetave pas divorcit, a u lënduat?

Jam përpjekur mos t’i lexoj. Ajo që më ka lënduar është që është folur për rrëfime, sikur unë kam folur, por në fakt unë kam vendosur të mos flas.

Ku do i kalojë Aurela festat?

Kam një aktivitet në fund të dhjetorit, ku dhe shpresoj të jem këtu deri atëherë. Nëse do të mundem do të udhëtoj drejt Amerikës, për t’i kaluar andej festat.

Si do jetë 2016 për Aurelën?

S’e di dhe realisht nuk dua që ta di. Preferoj të më surprizojë./GSH

Tags: Aurela Hoxhadivorc
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 
Breaking News

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 

08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!
Breaking News

Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!

08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit
Breaking News

“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit

08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK
Breaking News

“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK

08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!
Breaking News

Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!

08/12/2025
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 
Breaking News

Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 

07/12/2025
Next Post
STINE: NUK E GODITA UNË MUMAJESIN

STINE: NUK E GODITA UNË MUMAJESIN








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera