Aurela Gaçe, këngëtarja e madhe e skenës shqiptare, ka publikuar vetëm pak çaste më parë një foto emocionuese të vajzës së saj të madhe, Grace, e cila puth barkun e të ëmës duke e ditur që aty brenda po rritet motra e saj e vogël… Aurela e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër, duke qenë se vetë është rritur me një familje me tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë dhe nuk donte që Grace të rritej e vetme.







