Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Autopsia e shtatzënës, foshnja mund të ketë çarë shpretkën, ishte 4.8 kg

19/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Autopsia e shtatzënës, foshnja mund të ketë çarë shpretkën, ishte 4.8 kg

Ende nuk e ka përfunduar hetimi i plotë për vdekjen e dyfishtë në maternitetin “Koço Gliozheni”. Sipas nëndrejtorit, dr. Admir Sinamati, po punohet që koha e përfundimit të të gjitha analizave të jetë më e shkurtër duke qenë se kjo çështje ka një ndjeshmëri të madhe.





Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, Sinamati thekson se ka përfunduar autopsia, por jo analizat toksikologjike.

I pyetur në lidhje me çarjen e shpretkës, si diagnoza e përcaktuar e cila i ka shkaktuar vdekjen 35-vjeçares Aida Çajka dhe foshnjës 9-muajshe që kishte në bark, ai thotë se kjo është një gjë e mundur gjatë shtatzënisë për shkak të ndryshimeve hormonale që pësojnë femrat, por edhe nga goditjet e fëmijëve.


Zoti Sinamati, në çfarë pike është mjekësia ligjore në lidhje me tragjedinë e dyfishtë në maternitetin “Koço Gliozheni”? Kur mund ta kemi ekspertizën përfundimtare?

Ekspertiza të tilla normalisht kërkojnë 2 javë kohë, tani ka përfunduar autopsia. Por duhen bërë analizat toksikologjike, të mblidhen të gjitha ekzaminimet që të dalë ekspertiza mjekoligjore. Duke qenë se kjo është një ngjarje që ka ndjeshmëri të madhe publike, do të punohet që përgjigjja të dalë në kohë më të shpejtë. Diagnoza që u dha si shkaktare e vdekjes, është çarja e shpretkës.

Si e gjykoni ju këtë, pasi ka shumë zëra profesionistësh të mjekësisë që thonë se dëmtimi i shpretkës ndodh nga traumat e rënda, nga një aksident me makinë apo goditje…

Dy janë arsyet madhore të dëmtimit të shpretkës: nga traumat, dhe në rastet kur personi vuan nga sëmundje të gjakut. Te gratë shtatzëna kjo diagnozë nuk është një gjë e pamundur, për shkak të ndryshimeve të komponentëve hormonalë që ato pësojnë. Teorikisht mund të ndodhë edhe nga goditjet që mund të shkaktojë fëmija, dhe sidomos nëse është një fëmijë i madh, si në këtë rast. Por asgjë nuk është vërtetuar. Duhet të presim të dalë ekspertiza përfundimtare.

Sa i madh ishte fëmija?

Nga të dhënat rezulton 4.8 kg. Dhe, nëse godet vazhdimisht në një pozicion ku ndodhet shpretka, nga ana mjekësore mund të ndodhë edhe dëmtimi i saj.

Tags: foshnjagruaSHPRETKEvdekje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
Next Post
Njihuni me mashkullin e ëndrrave të Arminës (FOTO)

Njihuni me mashkullin e ëndrrave të Arminës (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera