Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër  07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz? 07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

AUTOPSIA/ Vdekja në maternitet, ministria: Ja ç’ndodhi me nënën dhe foshnjen

16/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
AUTOPSIA/ Vdekja në maternitet, ministria: Ja ç’ndodhi me nënën dhe foshnjen

Ministria e Shëndetësisë reagon për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, kur nëna në muajin e nëntë të shtatzënisë humbi jetën së bashku me foshnjen.





Ministria e Shëndetësisë: Ja çfarë ndodhi me nënën dhe foshnjen

Pacientja A. Ç., e datëlindjes 28/07/1981, lindur në Kukës dhe banuese në Bathore, Tiranë, shtatëzania e tretë, është paraqitur në SUOGJ “Koço Gliozheni” rreth orës 22 e 30 minuta të datës 15/09/2016. Pacientja paraqiti ankesa për vështirësi në frymëmarrje, cianozë periorale dhe dhimbje në regjionin perikardiak. Në Repartin e Pranimit të Shërbimit të Obstetrikës të këtij spitali, është ekzaminuar nga mjekët e rojes në abdomen, pasi gruaja ka refuzuar vizitën vaginale, e cila rezultoi me RZF (Rrahjet e Zemrës Fetale) prezente, uterus të qetë, pa kontraksione, paraqitje oblik-cefalik në palpacion, pa hemorragji të dukshme. Në këto kushte, pacientja dërgohet me autoambulancë nën asistencë të personelit mjekësor rreth orës 23 e 15 minuta në Urgjencën e QSUT “Nënë Tereza,” dhe pas mbërritjes është vizituar nga mjeku kardiolog. Më tej, nisur nga dispnea, cianoza dhe dhimbja prekordiale që paraqiste pacientja, rreth orës 1 e 45 minuta dërgohet me autoambulancë nën asistencën e personelit mjekësor të shërbimit të Urgjencës në SU “Shefqet Ndroqi”. Pacientja u paraqit në SU “Shefqet Ndroqi” rreth orës 02 të datës 16/09/2016. Aty konstatohet një rënie e kuadrit të gjakut, grafi pulmonare normale, dhe u dyshua për hemorragji të brendshme pa burim të përcaktuar. Për këtë arsye, pacientja rikthehet në SUOGJ “Koço Gliozheni” në orën 4 të datës 16/09/2016, e shoqëruar me personel mjekësor me oksigjen dhe në perfuzion me dopaminë , ku shtrohet me diagnozën: “Gravidancë 41-42 javë oblik-cefalik, feto-morto in utero, abdomen akut”. Qysh në shtrim, përshkruhet gjendje e rëndë, e zbehtë, me djersë, puls të dobët takikardik 120/min, TA (Tension Arterial) 83/40 mm të shtyllës së zhivës. Në këto kushte, transferohet menjëherë në reanimacion, ku fillohet reanimimi dhe monitorimi. Vazhdoi trajtimi i pacientes me gjak, dopaminë, adrenalinë dhe O2 nazal dhe kortizonik. Në kushtet e gjendjes së rënduar të pacientes, u thirr konsultë e zgjeruar, dhe megjithë vazhdimin e reanimimit, gjendja e pacientes vazhdoi të rëndohet, me puls periferik, me shenjat tipike të gjendjes së shock-ut. Në këtë situtatë, konsulta vendosi që pacientja të futet në sallën operatore me diagnozën: “Abdomen Akut”, me dyshim për hemorragji të brendshme. Në orën 5, pacientja e fut në sallën operatore, ku u hap barku dhe u konstatua hemoperitoneum, rreth 2500 ml, me koagula të shumta, kryesisht majtas, uterusi (mitra) intakt (e paprekur). U nxorr fetusi i vdekur (vdekje e freskët), likid i pastër, placentë normale. Nisur nga reperti kirurgjikal i paraqitur në orën 5 e 45 minuta u kërkua konsultë nga kirurgu, i cili konstatoi hemorragji masive në regjionin e shpretkës dhe koagula të shumta në këtë zonë. Megjithë ndihmën mjekësore të ofruar, pacientja fatkeqësisht ndërroi jetë. Kështu, të gjitha lëvizjet e pacientes janë bërë me autoambulancë nën asistencën e personelit mjekësor dhe shoqëruar me dokumentacionin mjekësor përkatës. Autoambulanca SUGJ “Koço Gliozheni”– QSUT: TR 3516 L Autoambulanca QSUT– SU “Shefqet Ndroqi”: TR 9438 K Autoambulanca SU “Shefqet Ndroqi” – SUGJ “Koço Gliozheni”: TR 9604 K


Autopsia

Sipas të dhënave të fundit, mësohet se autopsia e bërë në trupin e së ndjerës Aida Koçi, (Çajka) ka treguar se kishte çarje të shpretkës dhe hemorragji të brendshme. “Gruaja kishte hemorragji të brendshme”- thonë burimet. Dëshmia e mjekëve Lidhur me rastin në fjalë kanë dëshmuar edhe mjekët që kanë ndjekur gruan. Sipas tyre, kur gruaja shtatzënë është kthyer nga sanatoriumi, ajo ka ardhur pothuajse në vdekje klinike, gjendje terminale, raporton “News 24”. Sipas dëshmive, mjekët thonë se gruaja i është nënshtruar ekos, por nuk kanë kuptuar çarjen e shpretkës. Sipas tyre ka ardhur në 04:00 të mëngjesit nga Sanatoriumi dhe jo në 02:00, si thanë familjarët e së ndjerës. Ata kanë mohuar të ketë pasur vonesë në trajtimin e rastit. “Ata thonë se carja e shpretkës mund të konstatohet vetëm përmes skanerit dhe materniteti nuk ka skaner. Sipas tyre mjekët e QSUT duhet t’i kishin bërë skaner”, raporton “News 24”.

Tags: autopsiafoshnjamaternitetnenavdekja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!
Breaking News

Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!

08/12/2025
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 
Breaking News

Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 

07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz?
Breaking News

Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz?

07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore!
Breaking News

Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore!

07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë…
Breaking News

Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë…

07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti?
Breaking News

Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti?

07/12/2025
Next Post
Në Theth… dua të vdes- nga Flutura Açka

Në Theth… dua të vdes- nga Flutura Açka








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera