E ftuara speciale në emisionin “Why Not” ishte këngëtarja Anxhela Peristeri, fituese e ‘Këngës Magjike 2017”. Artistja njihet për marrëdhëniet e mira me kolegët e saj, një prej të cilëve është dhe këngëtari Sinan Hoxha. Dy këngëtarët e njohur janë miq me njëri-tjetrin prej kohësh. E ngacmuar nga moderatorja e emisionit Anxhela ka zbuluar një situatë komike, ku ajo dhe Sinani janë gjendur brenda dollapit. “E gjetëm dollapin bosh dhe hymë. Faktikisht në Amerikë nuk lejohet duhani, askund në ambientet e brendshme. Jashtë ishte -17 gradë celcius. Kështu që ne të dy gjetëm një dollap që ishte i hapur lart në tavan dhe hymë atje e pimë një cigare aty”,- rrëfeu këngëtarja duke qeshur.