Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Babai i Ergit ngre kauzë mes lotësh: Më vjen keq që s’e mbrojta dot tim bir. Ecni me kujdes, ruajeni jeten

30/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Babai i Ergit ngre kauzë mes lotësh: Më vjen keq që s’e mbrojta dot tim bir. Ecni me kujdes, ruajeni jeten

Sot i ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ishte babai i artistit të ndjerë Ergi Dini. Ai tregoi për herë të parë në një studio televizive dhimbjen e madhe. Dashamir Dini i tha moderatores Jonida Shehu se ka vendosur që vdekjen e Ergit ta kthejë në një kauzë. Babai i këngëtarit që u nda tragjikisht nga jeta në muajin nëntor, u përlot dhe rrëfeu se Ergi nuk i donte motorrat. “Vetëm tre javë përpara vdekjes më tha se do i kishte futur në burg të gjithë krijuesit e motorrave. Janë mjeti më i pasigurtë që ekziston”, u shpreh ai. Gazetari dhe poeti shkodran tregoi gjithashtu se Ergi jetonte në Tiranë me motrën e tij Barbana, pasi donte të ishte pranë saj. Ai kishte shkruar një këngë me temë lamtumirën për të motrën, pak ditë para se të ikte përgjithmonë. “Ai ka lënë tri këngë, ku Ergi ka hedhur zërin e që ne do t’i çojmë deri në fund”, tha ai. Më tej z. Dini prezantoi kauzën “Ergi Dini kundër aksidenteve automobilistike”, për të sensibilizuar të gjithë njerëzit. “Nuk dua që të shkojë kot ikja e djalit. Dua ta kthej në kauzë. Në rrugë ka rrezik por nese ecën brenda normave jo. Vetëm nëse ecën shpejt e gjen vdekjen. Njeriu është i rrezikuar kur nuk vendos kaskën, rripin e sigurimit, flet në celular. Më vjen keq që nuk pata mundësi ta ndihmoj djalin tim. Një talent që kishte plot ëndrra e synonte të arrinte diku. Unë jam pjesë e dhimbjes dhe mesazhin do e përcjell. Ecni me kujdes, ruajeni jetën! Vdekja është kudo, aty ku s’e llogarit. Ne që kemi humbur fëmijë, ne pijmë lot. Në këtë lëvizje s’kam interesa financiarë. Lëvizja ime quhet “Ergi Dini kundër aksidenteve automobilistike”. Do ta kemi orientimin drej sensibilizimit tek rinia në shkolla por edhe tek prindërit”, tha ndër të tjera ai. Në studio u bë edhe një lidhje direkte me Ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, i cili tha se e mbështeste fuqishëm kauzën. “E falenderoj pa masë për iniciativën. është hera e parë që një prind, humbjen e fëmijës në aksident e kthen në kauzë në televizion. Në Shqipëri vdesin 300 njerëz në vit nga aksidentet. Rrugët tona ruajnë një pasiguri të theksuar. Ne do të jemi mbështetje e kësaj kauze”, deklaroi Tahiri./ revistawho.com





13925074_10210403564676462_1728489328464902507_n


Tags: ergi dini
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!
Breaking News

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!

14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni
Breaking News

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni

14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
Next Post
“Sarasvatiçandra”, Kabir i punon një rreng Anushkës… ja çfarë do ndodhë nesër

"Sarasvatiçandra", Kabir i punon një rreng Anushkës... ja çfarë do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera