Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Babai i vëllezërve Xhaka, letër të hapur: Kërkojini falje Granitit, më e pakta që mund të bëni!

08/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Babai i vëllezërve Xhaka, letër të hapur: Kërkojini falje Granitit, më e pakta që mund të bëni!

Familja Xhaka nuk e ka pasur aspak të vështirë këto ditë, ndërsa ka qenë e sulmuar mediatikisht për futbollistin e Zvicrës, Granitin, i cili sqaroi më parë pse nuk zgjodhi Kombëtaren e Kosovës, por atë të Zvicrës. Graniti deklaroi se e kishte pasur të pamundur të luante për Kosovën për shkak të rregulloreve të FIFA-­s, por kjo u cilësua si një justifikim i kotë prë opinionin në Kosovë dhe më gjerë, madje një pjesë e tifozëve nuk nguruan as ta etiketonin edhe si tradhtar, shkruan “Class”. I ndodhur në një presion të tillë mediatik, i ati i dy vëllezërve, Ragip Xhaka, u ka dërguar një letër të hapur mediave kosovare, përmes së cilës ka kërkuar ndjesë publike ndaj djalit të tij që luan për Zvicrën. Pas konfirmimit nga FIFA se praktikisht Graniti e kishte pasur të pamundur të luante për Kosovën, Ragip Xhaka kërkon që tani të gjithë të kërkojnë falje për fyerjet e lëshuara në adresë të tij. Por kryesisht, letra i drejtohej Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila nëpërmjet zyrtarëve të saj, pak ditë më parë deklaroi se Granit Xhaka mashtronte me justifikimet që kishte dhënë.





Ja letra e plotë e Ragip Xhakës që u është dërguar mediave kosovare:

Të nderuara media sportive, të nderuar tifozë, të nderuar përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës! Me një shpejtësi të rrufeshme hodhët baltë mbi djemtë e mi duke i etiketuar si tradhtarë apo si njerëz që e shesin veten për para, ose edhe më keq, kur dikush edhe kërcënonte që të mos vijmë në Kosovë, etj. etj. etj. Që ta dini, shpirti me ka dhimb, zemra më ka lëshuar, sepse isha 100 për qind i bindur se po akuzoni me të padrejtë, sepse ju edhe nuk i dinit të gjitha. Kam kaluar net pa gjumë, doja të reagoja, por ndoqa këshillën e djalit tim, që edhe pse në moshë të re, si një burrë i mençur më tha: “Baba, rri i qetë, e drejta vonon, por nuk harron.” Dëgjova këshillën e Granitit dhe heshta. Heshta duke respektuar vendimin dhe mençurinë e djalit, por shpirti më dhimbte. Graniti pak ditë më vonë iu drejtua të gjithëve me një letër të hapur, sepse ai nuk mund të duronte kaq shume të pavërteta dhe padrejtësi. Aty ai sqaroi gjithçka dhe ishte shumë i saktë. Unë, si baba, kisha shumë e shumë gjëra të tjera për të thënë, por përsëri heshta, sepse besova tek e drejta dhe forca e së vërtetës, tek djali im. Letra u shpërnda dhe u kuptua në masë të gjerë, por prapë kishte nga ata që thoshin. “Pse të jenë të vërteta të gjitha këto që shkruan Granit Xhaka?” E dija dhe isha i bindur që një ditë gjithçka do sqarohej, por jo që Zoti dhe e drejta do e sillnin brenda një jave. E pikërisht tani, FIFA, organi më i lartë i futbollit botëror, sqaroi pikërisht gjithçka çfarë Graniti kishte thënë në letrën e hapur. Gjithë ditën e lexoja dhe nuk mund ta besoja që e drejta e djalit tim doli në një kohë rekord, por edhe pse shumë i lumtur për një drejtësi dhe moral të vënë në vend, nuk doja përsëri të komentoja dhe të zgjatem tek askush nga ata që hodhën baltë mbi djemtë e mi, por dua t´u drejtohem të gjithëve me një pyetje-­kërkesë për të gjithë ata që shkruajtën, ofenduan edhe shanë.


Ragip Xhaka, në emër të familjes XHAKA, ju pyet: “A nuk e ka merituar tani XHAKA një falje publike, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë??” Unë them që po! Kjo është më e pakta që ju mund të bëni, sepse dëmin shpirtëror, ju kurrë nuk do mund të na e ktheni. Ato media, ata tifozë edhe për më së shumti Federata e Futbollit të Kosovës duhet te dalin në një prononcim me një falje publike. Ky është minimumi i minimumit që mund të bëni, sepse më shumë as nuk keni në dorë dhe as nuk mund ta realizoni. Një kërkim falje na e keni borxh mua, familjes Xhaka edhe gjithë shqiptarisë. Xhakat do nderojnë shqiptarët kudo që janë dhe do jenë një shembull i mirë për të gjithë, ambasadorë të vërtetë.

Me respekt Ragip XHAKA dhe familja”.

Tags: babaifaljegranititvellezerit xhaka
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit
Breaking News

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit

17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Next Post
Zbulohet i dashuri kosovar i argjentinases që u shpall ‘Miss Universe Kosova’ (FOTO)

Zbulohet i dashuri kosovar i argjentinases që u shpall ‘Miss Universe Kosova’ (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera