Modelja shqiptare Kleofina, e cila prej disa vitesh është në një lidhje me futbollistin e njohur francez Benjamin Pavard, ka ndarë së fundmi një rrëfim të rrallë dhe shumë personal. Për herë të parë në një intervistë në “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, ajo ka folur hapur për fillimet e historisë së tyre të dashurisë dhe për vështirësinë që kishte për t’ia treguar familjes këtë lidhje.
“Ka qenë e pamundur për mua ta imagjinoja veten para babit, duke i treguar që isha në një lidhje me një francez,”, ka rrëfyer Kleofina.
Ajo ka treguar me humor se në fund ishte vëllai i saj ai që mori guximin për t’ia thënë të atit.
Modelja kujtoi momentin e veçantë kur vëllai e kishte njoftuar babain për lidhjen, ndërsa ndodheshin me pushime në Greqi:
“Vëllai i tregoi se Benjamin ishte futbollist, por babi u soll sikur nuk e dëgjoi fare. Vazhdoi pushimet si zakonisht,” tha ajo me të qeshur.
Sipas saj, kaluan rreth gjashtë muaj derisa vëllai vendosi t’ia përmendte sërish, këtë herë për t’i treguar babait se marrëdhënia mes saj dhe Benjaminit ishte bërë serioze.
Kleofina zbuloi gjithashtu se Pavard kishte bërë një gjest të veçantë për të fituar respektin e babait të saj.
“Benjamin udhëtoi nga Milano në jug të Francës dhe priti tre ditë për ta takuar babin. Por babi nuk donte të dilte ta takonte. Vetëm pasi e luta shumë, pranoi,” ka treguar ajo.
Sipas modeles, ky ishte momenti që shënoi fillimin e marrëdhënies së mirë mes babait të saj dhe futbollistit.
“Që nga ai takim, gjërat ndryshuan. E kuptova që Benjamin kishte bërë gjithçka për të treguar se e respektonte familjen time,” ka përfunduar Kleofina.








