Këngëtarja Baby Gee sapo ka publikuar këngën e saj të parë solo. Ajo vjen në tregun muzikor me klipin “I win”. Gee ka jetuar në Londër por tanimë është vendosur në Shqipëri, konkretisht në Kosovë për të ndjekur karrierën e saj artistike. Këto kohë në media këngëtarja është përfolur për një “inat” me kolegen e saj Enca, të cilën e thumbon jo pak herë në rrjetet sociale. Lidhur me këtë, në një intervistë për gazetën “Paloma” ajo shprehet: “Ka thumbuar Enca në fillim, por e kam lënë me aq e jemi shumë në rregull tani”.