Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bafta 2026, filmi i DiCaprios rrëmben çmimin e parë! 23/02/2026
“Nuk ka marrëdhënie korrekte me gruan”, komenti i Selin për Mirin trazon shtëpinë dhe rrjetin! 23/02/2026
“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta… 22/02/2026
“Vetëm unë s’e dija”, Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual! 22/02/2026
Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore! 22/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bafta 2026, filmi i DiCaprios rrëmben çmimin e parë!

23/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Bafta 2026, filmi i DiCaprios rrëmben çmimin e parë!

Në një mbrëmje që konfirmoi peshën e kinemasë së autorit në industrinë globale, filmi “One Battle After Another”, ku luan edhe Leonardo di Caprio, u shpall fitues i çmimit për Filmin më të Mirë në BAFTA 2026, duke e kthyer ceremoninë londineze në një manifest të tregimeve politike, estetike dhe njerëzore që dominojnë diskursin aktual filmik. Komedia e zezë e regjisorit amerikan Paul Thomas Anderson, e fokusuar në historinë e persekutimit të ish-revolucionarëve në SHBA, u shfaq si projekti që bashkoi kritikën dhe industrinë rreth një narrative të fortë dhe të guximshme.





 

Vetë Anderson jo vetëm që udhëhoqi filmin drejt çmimit kryesor, por fitoi edhe në kategorinë e Regjisorit më të Mirë, duke shënuar një moment kulmor në karrierën e tij. Në këtë klimë konkurruese, performancat individuale mbetën po aq të spikatura. Aktori britanik Robert Aramayo u vlerësua si Aktori më i Mirë për rolin në dramën biografike “I Swear”, ndërsa Jessie Buckley konfirmoi statusin e saj si një nga figurat më të forta të brezit të ri, duke marrë çmimin për Aktoren më të Mirë për “Hamnet”.


 

Lista e fituesve theksoi gjithashtu fuqinë e roleve dytësore, me Sean Penn që triumfoi si Aktor Mbështetës për “One Battle After Another” dhe Wunmi Mosaku që u vlerësua për “Sinners”, ndërsa “Hamnet” u shpall Filmi më i Mirë Britanik dhe filmi norvegjez “Sentimentality” fitoi në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj. Në animacion, “Zootopia 2” mori çmimin kryesor, duke konfirmuar dominimin e projekteve të mëdha në tregun familjar.

Ceremonia e këtij viti u lexua si një deklaratë për drejtimin që po merr industria: histori personale me rezonancë politike, autorë që sfidojnë format tradicionale dhe një publik gjithnjë e më i hapur ndaj kinemasë që kombinon spektaklin me reflektimin.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk ka marrëdhënie korrekte me gruan”, komenti i Selin  për Mirin trazon shtëpinë dhe rrjetin!
Breaking News

“Nuk ka marrëdhënie korrekte me gruan”, komenti i Selin për Mirin trazon shtëpinë dhe rrjetin!

23/02/2026
“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta…
Breaking News

“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta…

22/02/2026
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën!
Breaking News

“Vetëm unë s’e dija”, Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual!

22/02/2026
Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore!
Breaking News

Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore!

22/02/2026
Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare!
Breaking News

Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare!

21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos!
Breaking News

Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos!

21/02/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera