Mëngjesi i sotëm ka nisur me një konflikt të ashpër mes Ilirit dhe Fifit. Të dy të vendosur në dhomën e dënimit, aty ku gjenden që prej ditës së djeshme, ata janë kapur me njëri-tjetrin për shkak se Fifi e ka quajtur balerin të dështuar.
Ndonëse Fifi ka pohuar se ka qenë duke bërë shaka, kjo nuk mjaftoi që debati mes dyshes të mbyllej. Iliri ka insistuar se askush s’mund të flasë për profesionin e tij me të cilin ushqehet.
Përplasja ka agravuar në ofendime mes dyshes dhe më pas Fifi ka ndërruar ambient për të mos e dëgjuar më shumë Ilirin./revistawho.com