Ish-e dashura e Raoul Bova, Chiara Giordano duket se po përjeton një histori të re dashurie me balernin e njohur të spektaklit shqiptar ‘Dancing With The Stars Albania’, Andrea Evangelista, i cili është 15 vite më i ri se ajo.
Dyshja ka ndarë disa momente nga pushimet e tyre pranë detit duke treguar se po ia kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.
“Dhe ne, të dy”, kanë shkruar ata në postimin e fundit në rrjetet sociale.
Andrea dhe Chiara njihen prej vitesh dhe miqësia e tyre ngadalë i ka lënë vendin një ndjenje më të fortë. Kujtojmë se Andrea Evangelista ka shoqëruar në kërcim këngëtaren, Evi Reçi në edicionin e parafundit të spektaklit ‘Dancing With The Stars Albania’./revistawho.com








