Big Brother VIP Kosova është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë me një debat që ka ndezur rrjetin. Teksa diskutonte me Fjollën brenda shtëpisë, Labinot Rexha deklaroi se ai bashkë me miqtë e tij paskan qenë arsyeja kryesore që Stresi fitoi edicionin e parë të programit.
Pretendimi u shpërnda menjëherë, dhe fituesi i parë i formatit, Arkimed Lushaj, vendosi të reagojë për “Prive”, duke mos e lënë lajmin të kalojë pa koment.
Mes të qeshurave, ai tha:
“Unë u jam mirënjohës gjithë njerëzve gjithmonë, veç mosmirënjohës nuk kam qenë kurrë… por qenka Labinoti ai që paskam harruar ta falenderoj,” u shpreh ai me ironi.
Megjithatë, Stresi vazhdoi me një qasje edhe më të drejtpërdrejtë, duke e quajtur deklaratën një shpifje:
“Aty është lojë dhe ai është duke shpifur shumë. Nëse lojtarët e hajnë këtë dhe populli, le ta hajnë me shnet. Nuk është e vërtetë! Mik e kam, por ka kohë që s’e kam parë. Çfarë nxjerr prej goje e di vet ai, nuk mund t’ia mbyll askujt gojën.”
Përveç debatit, ai bëri edhe një zgjedhje surprizuese kur iu kërkua të përmendë favoritët e këtij edicioni. Në vend të emrave që qarkullojnë më shpesh, reperi theksoi se këtë vit ka një preferencë të qartë:
“Elijona është e preferuara ime absolute këtë vit,” përfundoi ai.








