Romanca mes Xhenetës dhe Gjestit në reality show-n Big Brother VIP Kosova ishte një ndër më të diskutuarat, duke tërhequr vëmendjen e një publiku të gjerë, pavarësisht ulje-ngritjeve që e karakterizuan.
Pas përfundimit të qëndrimit të Gjestit në këtë spektakël dhe hyrjes së tij të menjëhershme në Big Brother VIP Albania situata ka marrë një kthesë të papritur. Xheneta, ende e painformuar për këtë zhvillim, ka shprehur dëshirën e saj që Gjesti t’i dërgojë një shenjë apo sinjal për të konfirmuar që gjithçka është në rregull dhe ai është mirë.
Ndërkohë, mungesa e Gjestit po bëhet gjithnjë e më e vështirë për këngëtaren. Ajo kalon kohën duke dëgjuar këngët e tij, por emocionet dhe lotët duket se nuk mungojnë, duke reflektuar sa shumë e ka prekur kjo situatë.