Banu futet fshehurazi në shtëpinë e Sadriut dhe tenton të vrasë Meralin. Vajzat dëgjojnë ulërimat e Meralit dhe shkojnë ta ndihmojnë. Meral nga frika mos zbulohet gënjeshtra e saj nuk tregon që Banu ndodhet në vilë. Meral është në rrezik por Zehra e siguron se askush nuk do ta besojë Banun. Kader gjen të grisur batanijen e motrës së saj dhe i kërkon llogari vajzave në konvikt. Banu bën një plan për të hequr qafe Meralin. Selen përzë nga shtëpia Zehrën. Defne heq dorë nga kërkimi për nënën e saj të vërtetë dhe pranon si nënën e saj vetëm Nazanin. Serkan i bën një surprizë të ëmbël Xhemresë dhe i shpreh dashurinë. Ejlyl e pret mirë këtë dhe i thotë Xhemres se ajo është e lumtur nëse ata duhen. Meral vendos t’i shkruajë një letër Kaderit ku i tregon të vërtetën dhe i kërkon falje. Feride dhe Toprak dëshirojnë të kalojnë pak kohë vetëm por Metini nuk i lejon./revistawho.com








