Këngëtarja e talentuar Barbana Dini feston sot ditëlindjen. Ka vetëm pak ditë që ajo është rikthyer në skenën e muzikës, që pas tragjedisë së madhe të familjes së saj dhe artit shqiptar, humbja e Ergi Dinit. Sot Barbana këndon edhe për Ergin, ndërsa i vëllai artist është në çdo fjali të saj. Barbana është me Ergin edhe në ditën e ditëlindjes. “E vetmja gjë e bukur e kësaj ditëlindjeje është dashuria, pozitiviteti dhe përzemërsia që përcillni në urimet tuaja për mua. Të afërm, shokë, shoqe, kolegë, miq realë dhe virtualë, ju falenderoj nga zemra për urimet edhe pse jam e vetëdijshme që ato nuk do të plotësohen kurrë. Nëse ka diçka për të cilën ndihem me fat jeni pikërisht JU!”, shkruan ajo teksa ndan një kujtim me të. Më tej këngëtarja ka një këshillë për të gjithë: “Dhuroni sa më shumë dashuri në çdo ditë dhe me çdo person që takoni, është e vetmja gjë për të cilën ka nevojë bota sot. Nuk do marrim asgjë me vete, kjo është e sigurt! Ju dhuroj gjithsecilit përqafimin më të ngrohtë!”/ revistawho.com