“Barbie” është bërë filmi i parë që dominoi me shitjen e biletave, duke fituar rreth 1 miliard dollarë. Suksesi i jashtëzakonshëm vjen vetëm dy javë pas publikimit duke fituar vlera marramendëse, për herë të parë në histori për një regjisore femër.
“Barbie” vjen me regji të Greta Gerwing, me dy protagonistë kryesorë Margot Robbie dhe Ryan Gosling.
“Barbie” jo vetëm që bëri histori duke arritur fitime miliona dollarëshe, por e bëri më shpejt se çdo film tjetër deri më tani.








