Bardheblu apo të kuqe? Të gjitha shkëlqejnë. Që nga partneret e futbollistëve të Tiranës, e deri tek ato të Partizanit. Nuk mund të bësh dot dallime, pasi secila prej tyre është tërheqëse. Dhe mund të themi me bindje se të gjithë lojtarët kanë ditur të bëjnë zgjedhjen e duhur.
Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga derbi i kryeqytetit, ato do të jenë ndoshta protagonistët në tribunën e “Selman Stërmasi”-t, për të ndezur stadiumin.
Nuk luhet vetëm në fushën e lojës, por edhe në tribuna. Me një “look” të kuruar, taka të larta dhe ndoshta ndonjë thashethem mjafton për të bërë diferencën.
Jo të gjithë preferojnë që t’i ekspozojnë gratë, të fejuarat apo të dashurat e tyre në rrjetet sociale, megjithatë, kur kjo ndodh, nuk kanë kurrfarë kompleksi që t’i shfaqin hapur ndjenjat. Nëse në kampionatet më të mirënjohura të Europës jemi mësuar që “Wags”-at zaptojnë kopertinat apo mediat rozë, këtu te ne janë më të rezervuara. Megjithatë, jo gjithnjë.
Kur ora e derbit po afron, gazeta “Panorama Sport” është munduar që të zbulojë anën më të bukur të kësaj sfide, që përtej rivalitetit që mund të kenë në fushë, të jeni të sigurt që mes tyre kanë edhe raportet miqësore.
“Wags”-at bardheblu
“Pas një mashkulli të suksesshëm qëndron gjithnjë një femër”. Kjo shprehje i shkon për shtat edhe portierit Ilion Lika, i cili ka në krahë prej vitesh Irenën, një bashkëshorte e devotshme dhe e përkushtuar në karrierë.
Gentjan Muçës do t’i duhet që ta ndjekë derbin nga tribuna, për shkak të dëmtimit që e mban jashtë prej muajsh dhe ndoshta nesër do të kemi shansin ta shohim në krahë të Agit. Të paktë janë ata që e kanë harruar ceremoninë e celebrimit në mes të “Selman Stërmasi”-t, një kujtim i paharruar për çiftin e ri, por edhe për tifozët që patën luksin të shohin një dasmë në fushën e blertë.
Olsi Teqja “derbin” e vet e ka fituar prej kohësh, e fejuara e tij Sara, një volejbolliste e Partizanit dhe tifoze e “demave”, prej kohësh është bërë një tifoze e zjarrtë e bardhebluve dhe e Olsit mbi të gjitha.
Pas nuk mbetet as kapiteni. Erando Karabeci ka në krahë një tjetër bukuroshe, një brune natyrale, që i ka shtuar nurin mesfushorit. Dëmtimin horror e kaloi me sukses, periudhë gjatë së cilës përkrahja dhe mbështetja e partneres nuk i ka munguar për asnjë çast.
Gilman Lika është martuar prej pak vitesh me një shkodrane dhe dashuria e tyre është “kurorëzuar” edhe me një engjëll, pasi prej një viti ata janë bërë prindër.
Nga afrikanët e Tiranës, i vetmi që e ka ekspozuar partneren është Romuald Ntsitigui. Në fushë nuk ka hapësira, megjithatë për ta ngushëlluar këtë vit të sikletshëm mendon bashkëshortja e tij…
Të gjithë janë të dashuruar, por Afrim Taku nuk ngurron që t’i shfaqë publikisht ndjenjat dhe adhurimin që ka për Aidën. Prej saj shkoi deri në Amerikë, sidoqoftë raporti i fortë që ata kanë ka sfiduar kilometra e kilometra distancë.
“Wags”-at e të kuqve
Çiljeta Xhilaga është në “top listë” sa i përket Partizanit. Jo vetëm prej hireve, por më shumë prej famës. Këngëtarja që gjithnjë është dalluar prej formave të saj, prej kohësh është në lidhje me Alban Hoxhën, kapitenin e të kuqve. Dhe pa dyshim fansja numër “1” e portierit është pikërisht Çili.
Gjithkush që e ndjek në rrjete sociale Arbnor Fejzullahun nuk ka se si të mos i ketë rënë sy bukuroshja që ai ka në krahë. Një lidhje si ajo që ata kanë, gjithkush mund ta kishte zili. Janë të rrallë meshkujt që i shfaqin aq hapur ndjenjat, mbrojtësi i djathtë nuk kursehet karshi Fatlindës.
Labinot Ibrahimi ka një familje të shëndoshë dhe të mbushur plot dashuri. Nga lidhja e tij me bashkëshorten, prej më shumë se një viti ka ardhur në jetë edhe një fëmijë. Ata janë prindër të një vajze.
Renato Malota nuk mbetet pas, ndërsa me zgjedhjen e tij ka “goditur”. Marrëdhënia e tij me Gladiolën, vajzën nga Lezha, është e hershme dhe kushdo që i njeh mund të thotë pa frikë që janë perfektë.
Ylber Ramadani është gjithashtu i angazhuar, ndërsa krah tij ka zgjedhur Dardanën, tejet simpatike.
Në një marrëdhënie më shumë të konsoliduar është Xhevahir Sukaj, i martuar prej vitesh me një shkodrane dhe baba i një vajze mjaft bukuroshe.
Agustin Torasa nuk ka gabuar me zgjedhjen e tij dhe kurrsesi nuk mund të themi të kundërtën, pasi mjafton të shohësh fotot e Lus Ereros. E dashura e futbollistit është prezantuese në një kanal televiziv në Argjentinë.
Në fund, por jo nga rëndësia është Kaleb Ekuban. Njeriu i moment për “demat”. Ganezo-italiani është në një raport me Aliçe Fapanin, një italiane “safi ”, e cila e ndjek në çdo hap të karrierës sulmuesin e të kuqve.
Marrë nga gsh.al