Sara Gjordeni ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” këtë fundjavë, nga ku ajo foli rreth periudhës së vështirë që çifti ka kaluar pas daljes së tyre nga BBVIP, periudhë e cila u bë pjesë edhe e tekstit të këngës më të fundit të partnerit të saj, Bardhit titulluar ‘Qika Jem’.
Në deklaratën e saj, ajo rrëfeu se çifti janë ndjerë të braktisur nga të gjithë, dhe se si sipas Sarës, ishte e paimagjinueshme që Bardhi, një djalë hitesh, siç ajo e kishte njohur, u kthye në një djalë pa punë e pa koncerte, të cilin iu desh ta mbështeste financiarisht.
“Bardhi ka pasur hite, ishte e pamundur ta imagjinonin në pozicionin e një jdali pa lekë. Por kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë 0. Kjo ka ndodhur me Bardhin. Kënga është shkruar në periudhën prill-maj. Një muaj e gjysmë që nuk ka punuar fare, nuk ka pasur asnjë lloj burimi të ardhurash, vetëm unë punoja.
Kam një familje që më ndihmon financiarisht, por Bardhi ka qëndruar si zotëri dhe nuk donim t’i zgjasnim dorën njeriu. Bardhi vet si individ ka pasur vështirësi, por jo se nuk i kemi pasur ato kushte, kam pasur mbështetjen nga familja.”, tregoi Sara.
Fatmirësisht, Sara sqaroi se kjo situatë e vështirë ka kaluar tashmë, dhe se Bardhi ka patur koncerte gjatë verës dhe se këto probleme janë tejkaluar.
Ajo u pyet edhe për ish- menaxherin e këngëtarit, një miqësi e ngushtë, për krisjen e së cilës shumë fajësuan Sarën.
“Unë nga brenda Big Brother e kam respektuar dhe përshëndetur atë person, herë pas here. Kur dola, pashë që ky zotëria nuk kishte lënë emision pa dalë dhe disa postime, për të cilat dhe publiku nuk ishte dakord. – u shpreh Sara, duke shtuar se pas daljes nga BBVIP, Bardhi i ka kërkuar një shpjegim ish-menaxherit për të gjitha qëndrimet e mbajtura, gjë që ka mbetur ende e pasqaruar.