Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

Bashkë në ekran dhe jashtë tij, 15 çiftet shqiptare që kanë të njëjtin profesion

13/02/2020
in Vetëm në WHO
Reading Time: 4 mins read
A A
Bashkë në ekran dhe jashtë tij, 15 çiftet shqiptare që kanë të njëjtin profesion

Në showbiz-in shqiptar ka shumë çifte që ndajnë të njëjtin profesion, qoftë aktorë, prezantues apo këngëtarë. Ata janë jo vetëm shumë të suksesshëm në profesionet e tyre, por edhe shumë të komentuar në media. “Revistawho.com” ju sjell në vazhdim disa nga çiftet shqiptarë që kanë të njëjtin profesion dhe si janë njohur ata.





Enada Hoxha dhe Gerd Vaso – Historia e tyre e dashurisë nisi në skenë dhe sot janë një nga çiftet më të dashur për publikun. Enada dhe Gerdi janë prej shumë vitesh të martuar dhe prindër të një djali me emrin Roan.


Vesa Luma dhe Big Basta – Dy këngëtarët u njohën gjatë pjesëmarrjes në “Dancing with the stars” dhe u dashuruan. Sot ata janë të martuar dhe prindër të një djali me emrin Lian. Prej tre vitesh Vesa dhe Bigu jetojnë në Zelandën e Re.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj – Çifti i këngëtarëve janë njohur shumë vite më parë në një event në Zyrih ku ishin të ftuar. Aty filloi gjithçka dhe sot ata janë të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe Duamit.

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha – Dy këngëtarët janë njohur para 8 vitesh. Vitmari ka treguar se ishte fans i Marselës por lidhja e tyre nisi para gati dy vitesh. Çifti janë shumë të lumtur bashkë dhe këtë e kanë treguar edhe publikisht.

Eni Jani dhe Genc Fuga – Çifti i aktorëve janë njohur fillimisht në fakultet ku Genci ishte profesor dhe Eni student. Pasi mbaroi fakultetin, Eni dhe Genci rastisën në një film bashkë dhe aty nisën shkëndijat e para të dashurisë. Sot çifti janë prindër të dy fëmijëve me emra shumë të veçantë, Stina dhe Ajri.

Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti –Historia e dashurisë së dy këngëtarëve nisi pas ditëve e orëve të shumta që kalonin bashkë për shkak të koncerteve. Çifti janë prej shumë vitesh bashkë dhe prindër të një djali me emrin Dalvin.

Ola Hasani dhe Ezdalin Gorani – Çifti i balerinëve janë njohur në “Akademinë e Arteve” dhe kanë qenë të pandarë për shumë vite duke punuar bashkë në Top Channel. Ola dhe Ezdalini kanë dy fëmijë së bashku me emrin Olesia dhe Oen.

Orinda Huta dhe Turjan Hyska – Dy prezantuesit janë njohur shumë vite më parë dhe siç kanë treguar në fillim nuk e kanë duruar dot njëri-tjetrin. Por më pas mes tyre lindi dashuria dhe sot janë të martuar e shumë të lumtur bashkë.

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi – Çifti i prezantuesve kanë shumë vite së bashku dhe janë njohur në televizion. Bieta dhe Albani sot janë prindër të një djali me emrin e veçantë Kroi Art.

Venera Lumani dhe Lind Islami – Dy këngëtarët u njohën gjatë “The Voice of Albania”. Ata u dashuruan dhe sot janë të fejuar. Çifti kanë realizuar edhe bashkëpunime në muzikë që kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Suela Bako dhe Romir Zalla – Çifti i aktorëve janë bashkë prej 20 vitesh. Ata kanë jetuar në të njëjtën lagjje kur ishin fëmijë dhe më pas në Akademinë e Arteve u dashuruan. Suela dhe Romiri janë prindër të dy fëmijëve, Kaltrinës dhe Hermesit.

Mihrije Braha dhe Naim Abazi – Dy këngëtarët janë prej vitesh të martuar dhe prindër të një djali me emrin Plator. Mihrije ka treguar se ka qenë fanse e Naimit dhe janë takuar rastësisht bashkë.

Gladiola Harizaj dhe Ervin Bejleri – Çifti i aktorëve janë njohur dhe dashuruar në “Portokalli”. Gladiola dhe Ervini janë të martuar dhe prindër të një vajze me emrin e veçantë Zahara Coco.

Ronela Hajati dhe Young Zerka – Janë prej vitesh së bashku por vetëm së fundmi e kanë pranuar lidhjen e tyre. Çifti kanë realizuar edhe një bashkëpunim shumë të suksesshëm bashkë.

Rina Balaj dhe Sin Boy – Dy reperët janë njohur nga bashkëpunimi i tyre në muzikë dhe sot bashkëjetojnë të lumtur me njëri-tjetrin./revistawho.com

Tags: bahskepunimeciftetFemijei njejtiprofesion. familjeshqiptare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
Bukuri, fuqi dhe harmoni: Ju prezantojmë “Global Woman Beauty”!
Breaking News

Bukuri, fuqi dhe harmoni: Ju prezantojmë “Global Woman Beauty”!

15/07/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Next Post
2 festa në një ditë, Almeda Abazi uron kështu bashkëshortin në ditën e lindjes së saj

2 festa në një ditë, Almeda Abazi uron kështu bashkëshortin në ditën e lindjes së saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera