Ka ditë që Arbana po na ngacmon me pyetje që kanë të bëjnë me rikthimin në televizion dhe k fundit ishte story ku duket një skenë dhe po, do ta shohim në ekran. Dhe jo vetëm, për herë të parë do të ndajë skenën me Alketa Vejsiun. Dy moderatoret, shumë të dashura për publikun, do të ndajnë skenën në finalen e madhe të “X Factor”. Pas bisedës në “Mirëmbrëma yje”, dy vajzat do të ndajnë skenën, në një përvojë të veçantë. Mbetet vetëm të presim të premten.