Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dikur “mashkulli më seksi”, sot nuk njihet më: Ç’po ndodh me Bradley Cooper? 08/01/2026
“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin! 08/01/2026
Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri! 08/01/2026
Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit 08/01/2026
Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK 08/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Bashkëjetesa, 10 sekrete për të mos humbur dashuria

14/10/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Bashkëjetesa, 10 sekrete për të mos humbur dashuria

Dashuria ka rol protagonist në jetën tonë. Të rrëmben në thellësinë e saj, pa kuptuar se ku je dhe çfarë bën. Megjithatë të gjithë e presin, të gjithë e ëndërrojnë. Edhe një ditë vjen! E jeton në të gjitha fazat e saj. Nga ajo që të bën të fluturosh mbi re, e deri tek ajo që të përplas fort në tokë. Ato faza që ndihesh si e paprekshme dhe ato që ndihesh si një budallaqe e vogël. Një nga këto fazat është edhe faza më e bukur, e paralelisht një nga provat më të vështira. Bashkëjetesa. E quaj provë, sepse duke jetuar 24 orë në prani të tjetrit, zbulon të gjitha anët e tij, të mira e të këqija. Atëherë kupton nëse flaka e dashurisë ndizet më shumë, apo shuhet.





Përditshmëria me siguri që e gërryen lidhjen, nëse ajo nuk ka themele të sigurta dhe dashuri të vërtetë. Tjetër është ta takosh dikë për disa orë në ditë, duke qenë në qef e duke veshur buzëqeshjen tënde më të mirë, e tjetër është ta shikosh non stop, në çdo gjendje emocionale. Kështu që me siguri duhen disa preukopime reciproke e disa “taktika femërore” për të mos humbur shkëlqimi i dashurisë nga përditshmëria.

Përditshmëria është e bukur kur e ndan me atë që dashuron. Por ka edhe disa kurthe, për të cilat duhet të kesh kujdes.


Këto janë 10 sekrete-taktika për të mos humbur dashuria gjatë bashkëjetesës.

Mos ndrysho sjellje, atë që bëjë me parë bëje dhe tani. Nëse përshembull mblidhje rrobat e tij kur shkoje në shtëpinë e tij në fundjavë, bëje dhe tani. Mos trego që çdo gjë e bëje sa për sy e faqe.

Mos u grind për ta bindur. Në vazhdim të shembullit të mëparshem. Nëse ai vazhdon t’i hedhë rrobat në karrige apo në dysheme, mos u grind. Por, me mënyrë të ëmbël, tregoi se dollapi dhe jo karrigia është vendi i duhur për rrobat.

Mos u ngjit pas tij. Vertët jeni poshtë të njëjtës çati, por nuk është e thënë t’i ngjiteni njëri-tjetrit. Lerini hapësirën e duhur partnerit.

Të jesh miqësore me miqtë që ju vizitojnë. Për një mashkull është shumë e rëndësishme që partnerja e tij të shkojë mirë me shoqërinë. Shokët e tij janë të përbashkët tashmë.

Mos i mbaj inate. Mos e lër energjinë negative të futet në shtëpinë tuaj. Inati sjell vetëm inat, kështu që lëreni egoizmin mënjanë dhe bashkëbisedoni edhe për gjërat më të vogla.

Asnjëherë mos flini të zënë. Por edhe nëse ndodh, pa i folur partnerit mund ta përqafosh. Zgjimi sigurisht që do jetë shumë ndryshe.

Bisedoni për gjithçka. Dëgjoji të gjitha ato që thotë. Është shumë e rëndësishme ta lësh të të shprehë çdo gjë. Edhe nëse ti ke diçka për t’i thënë, harro shprehjen “Nuk kam asgjë”. Trego çdo gjë që të mundon.

Mos harro imazhin që kishte krijuar për ty para se të bashkëjetonit. Nuk po them të rrish me taka para tij, por edhe fare e pakuruar mos rri. Mos harro! Pastërtia luan rol kryesor.

Bëji surpriza. Provo t’i gatuash ushqimin e tij të preferuar, pa u mërzitur nëse nuk e ha. Vërtet mund të mos ia kesh dalë dhe ushqimi të mos hahet. Megjitatë nëse ai e ha vetëm për të të bërë qefin, atëherë mos e lër kurrë. Ai është ideali.

Të jesh e paparashikueshme. Mos harro vrullin me të cilin e përqafoje kur kishe disa ditë pa e parë. Pse mos e kesh atë vrull çdo ditë. Edhe kur kanë kaluar vetëm pak orë pa u parë.

Këto! Mos harroni, për çdo gjë duhen vetëm pak taktika femërore. Çdo gjë e kemi në dorë, mjafton ta duam ta realizojmë./revistaclass

 

Tags: bashketjetesasekrete
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Aksidenti tragjik/ Zbulohen detaje lidhur me jetën e Greta Sherifit

Aksidenti tragjik/ Zbulohen detaje lidhur me jetën e Greta Sherifit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera