Ilnisa Agolli, e ftuar në “E diela jonë”, foli ppr të gjitha, nga marrëdhënia e saj me Meriton Mjekiqin, raportin e tij me vajzën e saj, Anaisin, si dhe planet e të dyve për të ardhmen.
“Më beso, nuk kemi kohë të shohim se ç’bëhet vërdallë. Unë një xhiro e bëj në Instagram dhe shoh ato që shkruhen për mua. Kur dëgjoj ndonjë deklaratë të ndonjë ‘zero me xhufkë’, zgjedh të hesht. Nuk ka përgjigje më të mirë se sa heshtja”.
Si e morën vesh për “aksidentin” e Meritonit?
“Besoj që reagimi im nuk ka rënë në vesh të shurdhër, pasi duhet të kemi shumë kujdes me atë që shkruajmë dhe me atë që shesim. Duke ditur se në kohët e fundit gjithçka ka një centrifugë të përpejshtuar lajmit të rremë. Ne ishim në shtëpi dhe befas dëgjuam një trokitje që po shpërthente në një zhurmë ekstreme. Ishte Kevi, im vëlla, shumë i shqetësuar. Kishte shumë telefonata nga familja e tij”.
Një bebe së shpejti?
“Për momentin, të mbyllim gjërat që kemi nisur. Nëse një engjëll zbret nga qielli, do të ketë të gjithë dashurinë e botës”.
Si ishte takimi i Meritonit dhe Anaisit?
“Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Këta janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Anaisi është shumë e mirë, është një dritë. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur, i ëmbël, i qetë. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”.