Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bashkëjetesa e Dafina Zeqirit, flet menaxheri i këngëtares

31/10/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Dafina Zeqiri është ndoshta këngëtarja më e komentuar në shoëbiz-in shqiptar, e gjithashtu edhe ajo më e rezervuara sa i takon jetës private. Ndonëse rrallëherë reagon për flirtet e supozuara ndaj saj, Dafina vazhdon të përflitet për zhvillime të jetës së saj private. Prej ditësh tashmë Dafina thuhet se është në lidhje me një djalosh nga Republika Domenikane të quajtur Jose. Çifti është parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por së fundi thuhet se kanë nisur bashkëjetesën. Burime pranë këngëtares tregojnë se Dafina dhe Jose kanë vendosur të jetojnë bashkë, madje djaloshi thuhet të ketë vendosur edhe të transferohet në Kosovë, për të ndjekur të dashurën e tij, shkruan “Bluetooth”. Sipas thashethemeve, gjatë muajve të fundit, Jose e ka shoqëruar këngëtaren në të gjitha koncertet e saj në Europë, e siç duket kjo ka sjellë edhe vendimin e rëndësishëm për të jetuar bashkë. Natyrisht që ky hap i jep një tjetër rëndësi raportit të tyre disamujor dhe nuk do ishte aspak çudi që Dafina shumë shpejt të ishte këngëtarja e radhës që shpall fejesën. Pavarësisht tymnajës së madhe të thashethemeve, Dafina ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje, e mesa duket kjo është e qëllimshme. Andi, një nga menaxherët e këngëtares, i pyetur nga “Bluetooth” për bashkëjetesën e Dafinës me të dashurin e saj Jose, ka thënë se, “Nëse dikush ju ka dhënë këtë lajm, atëherë nuk do të nevojitej konfirmimi. Nëse ju duhet përgjigje, sinqerisht nuk di si t’ju përgjigjem”. Menaxheri, ka vijuar deklaratën e tij, teksa shprehet se, “Thashetheme dëgjohen çdo ditë, por nuk kemi kohë të japim konfirmim pozitiv, apo negativ”.






Tags: bashkejetesedafina zeqirideklaratamenaxher
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Next Post

Xhensila e BB8: Fatjoni do më shohë të veshur nuse, mbase bindet për martesë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera