Të gjithë fansat do të dëshironin që t’i shihnin vajzat e suksesshme shqiptare në një bashkëpunim. Kjo do të bënte shqiponjën dykrenare të shihej në çdo cep të botës. Por duket se kjo është diçka që mund ta shohim së shpejti. Në një intervistë për “Telegraf” Dua Lipa ka treguar se nëse do ju jepej mundësia kjo gjë do të ishte shumë e bukur.
“Bashkëpunim? Ndoshta një ditë, nëse do të gjejmë kohë dhe hapësirë për të bërë diçka së bashku”, ka thënë Dua Lipa.
Me siguri pasi ta dëgjojnë edhe vajzat e tjera këtë do e mendojnë më mirë./revistawho.com