Prej kohësh përflitej se Elvana Gjata dhe Ledri Vula do të vinin me një bashkëpunim. Të dy këngëtarët nuk preferuan të flisinin, deri sa zbuluan përpara pak ditësh se do të sillnin një projekt tԯ ri për publikun shqiptar. Për më tepër Ledri dhe Elvana kanë treguar se kënga e tyre do të titullohet “Mike”.
Por nga fotografitë që Elvana ka publikuar në ‘Instagram’ bie shumë në sy edhe vendi në të cilin dy këngëtarët kanë xhiruar klipin e tyre. Duket si një vend i vjetër dhe shumë turistik në të njëjtën kohë. ‘Prive’ ka zbuluar se ata kanë zgjedhur për xhirimet e klipit qyetin e Palermos në Itali që njihet për arkitekturën, historinë dhe kulturën e veçantë. Kënga e Elvanës dhe Ledrit pritet të publikohet gjatë ditës së sotme. /revistawho.com