Dasma e këngëtares Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergjit në Prishtinë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave për shkak të mungesës së disa personazheve të njohur. Artistë si Elinel, Mozzik, Kida, Lumi B dhe madje edhe motra e Dafinës nuk ishin të pranishëm, gjë që ka shkaktuar diskutime për marrëdhëniet e tyre me këngëtaren.
Pas kësaj, bashkëshorti i Dafinës reagoi në mënyrë ironike, duke postuar një foto të Dafinës me komentin:
“Wooww, në dasmën e Dafinës nuk ishte prezente as vetë Dafina. Çfarë po ndodh?”
Ky koment ka shtuar më shumë kureshtjen e fansave dhe ka çuar në spekulime të ndryshme në rrjetet sociale. Shumë janë të interesuar për arsyet e mungesës së artistëve, apo nëse Kreshniku në fakt po ironizon mediat për lajmet e fundit që kanë qarkulluar në rrjet.