Hilaria Baldwin ka rrëfyer se paragjykonte çiftet me një diferencë të madhe moshe përpara se të takonte bashkëshortin e saj aktual Alec Baldwin, i cili është 26 vjet më i madh se ajo. Në një episod të fundit të podcast-it “Witches Anonymous”, Hilaria Baldwin dhe Alec Baldwin patën një bisedë të sinqertë me Michelle Campbell Mason rreth çifteve dhe diferencave në moshë. Sipas Daily Mail, Hilaria pranoi: “Unë i gjykoja gratë dhe burrat që kishin dallime të mëdha në moshë”. Sipas saj gratë më të reja donin burra të vjetër për pasuri.
Alec Baldwin dhe Hilaria Baldwin u martuan në vitin 2012. Çifti ka shtatë fëmijë së bashku. Në tetor ata mirëpritën fëmijën e tyre të shtatë, Ilaria Catalina Irena.








