Ye, artisti i njohur më parë si Kanye West, tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Grammy Awards, ku u shfaq krah bashkëshortes së tij, Bianca Censori.
Fillimisht, Censori mbërriti me një pallto leshi që mbulonte të gjithë pamjen e saj. Mirëpo, sapo çifti ndaloi për të pozuar para kamerave, ajo bëri një lëvizje të papritur duke u larguar për një moment, për të hequr pallton dhe për t’u rikthyer me një veshje që tronditi të pranishmit: një fustan krejtësisht i tejdukshëm, që nuk linte aspak vend për imagjinatë.

Ky ndryshim drastik i veshjes së saj e vuri menjëherë në qendër të vëmendjes, duke e bërë një nga paraqitjet më të diskutuara të mbrëmjes.









