Bashkëshortja e mbretit Charles, Camilla ka rezultuar pozitive ndaj CoviD-19 pasi vuante nga simptomat e ftohjes. Njoftimi është bërë nga Buckingham Palace.
“Pasi vuajti simptomat e një ftohjeje, Madhëria e Saj The Queen Consort ka rezultuar pozitive për virusin COVID. Me keqardhje, ajo ka anuluar të gjitha angazhimet e saj publike për këtë javë dhe u kërkon ndjesë të sinqertë atyre që kishin dashur të merrnin pjesë në to”, thuhet në deklaratë.
Më herët, pallati tha se Camilla ishte detyruar të shtynte një vizitë në West Midlands të martën pasi kishte një virozë “sezonale”.
Ajo do të kryente disa angazhime në të gjithë rajonin nesër.
Një zëdhënës i Pallatit të Buckingham-it tha se shpresohej që së shpejti të gjendej një datë e re për ngjarjet e shtyra.