Në kohë të vështira, pa dyshim dashuria e njerëzve është ajo që të jep shpresë. Edhe Erion Isai e ka gjetur qetësinë tek bashkëshortja. Ai i ka bërë asaj dedikimin romantik me rastin e ditëlindjes. “Çdo vit me ty ma bën jetën më të mirë. Gëzuar datëlindjen dashuri! Je çelësi i familjes, kyçur tek Ajër”, shkruan Erioni në foton ku shfaqet krah bashkëshortes. Kujtojmë se dyshja janë prindër të një vajze të quajtur, Ajër.