Ish-kryeministri shqiptar dhe një figurë e spikatur e Partisë Socialiste, Bashkim Fino ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Shkaku i vdekjes lidhet me komplikacionet e shkaktuara nga Covid-19.
Kulmin e karrierës së tij Bashkim Fino e pati në vitin 1997, atëherë kur vendi shkoi në një lufte civile pas rënies së skemave piramidale.
Fino e mbajti postin e kryeministrit nga marsi i vitit 1997 deri në korrik të po këtij viti.
Pas zgjedhjeve të qershorit ’97, me krijimin e qeverisë së re socialiste të kryesuar nga Fatos Nano, Fino u emërua ministër i Pushtetit Lokal.
Fino ka qenë dhe ministër i Punëve Publike dhe Turizmi në periudhën 2001-2002 dhe për shumë vite deputet i Kuvendit të Shqipërisë./revistawho.com







