Fotini i thotë Danjelit se ndonjëherë bëhet “shumë budalla”.
“Je shumë budalla ndonjëherë! Ndonjëherë bësh shumë biond!”, i thotë ajo.
Danjeli qesh dhe më pas kujton dhe ka një pyetje për partneren e tij.
“Për Zotin jemi lidhur shumë bashkë. E shikon dot jetën pa mua?”, i thotë ai.
Përgjigjja e Fotinisë është e qartë.
“Çfarë thua?! Unë nuk fle dot një natë pa ty!”, ja kthen ajo dhe më pas që të dy puthen.