Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Nuk iu hap parashuta, humb jetën kampioni që sfidoi qiellin 12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Beatriçe Gjergji zbulon si u njoh me Kolën: I dërgova një mesazh!

27/05/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Beatriçe Gjergji zbulon si u njoh me Kolën: I dërgova një mesazh!

Me këngën e tyre “Zjerm”, Shkodra Elektonike përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në Eurovision 2025 dhe fituan zemrat e gjithë publikut. Dy pjesëtarët e grupit Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca ishin të ftuar në “Live From Tirana”, ku kanë zbuluar më shumë për veten.





Si jeni takuar dhe jeni bërë bashkë?

Beatriçe: Ne jemi takuar në internet, Kola ka pasur një grup dhe i kam gjetur disa video në YouTube. I kam dërguar një mesazh që ‘faleminderit për atë që po bën’. Ka qenë një surprizë e madhe për të zbuluar një artist shkodran alternativ. Ka qenë 2014-2015, kam qenë e re, nuk e kam menduar që Kola kishte qejf për t’u bërë një grup.


Kola: Është dashur kohë ta mendojmë projektin. Kisha disa kohë duke eksperimentuar, derisa kur më shkruajti Beatriçe. Më pëlqeu si këndonte, atituda e saj në skenë. Por në atë kohë nuk kisha diçka konkrete. Pasi mbarova turnetë me grupet e tjera, pastaj iu dedikova këtij projekti. Kemi bërë dy ditë prova bashkë dhe pastaj kemi filluar të bëjmë koncerte.

Sa e rëndësishme është për ju që të jeni autentikë?

Kola: Nuk ka rëndësi për ne. I bëjmë gjërat si na duken bukur, si na pëlqejnë ne. Nëse njerëzve u duket autentike, na bëhet shumë qejfi. I qëndrojmë këtij autenticiteti, nuk dimë ta bëjmë ndryshe. Mbase dhe mund ta provojmë (qesh).

A ka qenë qëllimi juaj që me muzikën tuaj të riktheni folklorin shqiptar edhe tek brezat e rinj?

Beatriçe: Ai është koncepti i Shkodrës Elektronike. Ne na ka lidhur të dy një këngë, dashuria që kemi për këngët shkodrane e pastaj kemi zbuluar dhe këngë të tjera shqiptare. Kur kemi filluar, koncepti ka qenë që të rikthejmë këto këngë kaq të bukura, që nuk njihen shumë jashtë Shqipërisë. Pak njerëz i njohin këngët shkodrane. Pastaj kombinimi me muzikën elektronike, i tërheq njerëzve të rinj. Dëgjuesit janë dhe më të rinj se ne (qesh).

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!
Breaking News

Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!

12/02/2026
Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!
Breaking News

Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!

11/02/2026
Next Post
3 shenja horoskopi janë sot me fat!

3 shenja horoskopi janë sot me fat!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera