Intervista e Bora Zemanit në emisionin “Më lër të flas” prej dy ditësh ka qenë shumë e komentuar për vetë faktin se kjo intervistë shënoi edhe konfirmimin e ribashkimit të moderatores me Donaldin. Intervistën duket se e ka parë dhe Beatrix. Në faqen zyrtare të emisionit u publikua një video e Borës me këngën e Beyonces- Alien Superstar, konkretisht pjesa “I am too classy for this world, forever I’m that girl”. Moderatorja e ripostoi videon në Instastoryn, por prisni pak. Beatrix ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet si gjithmonë super yll, por vëmendjen e ka marrë dhe përshkrimi që ka vendosur. Trixa ka shkruar pikërisht të njëjtën pjesë të këngës “Alien Superstar”. “Forever I’m that girl” (Përgjithmonë jam ajo vajza), ka shkruar Beatris krahas fotos.
View this post on Instagram








