Përveç se ka marrë vendimin më të mirë për shëndetin e saj, Beatrix Ramosaj ka dhënë në një farë mënyre një mesazh për të rinjtë. Këngëtarja ka një vit që nuk pi më cigare, duke e quajtur këtë vendimin mê të mirë në jetë. Poshtë fotos Beatrix shkruan : ‘Si sot para një viti kam marrë vendimin më të mirë për jetën time. 1 vit pa pirë cigare’.








