Beatrix Ramosaj është zgjuar me një frymë pozitive ditën e sotme pasi ka kuptuar se lënia e cigares i ka bërë mirë. Në një foto të postuar në Insta Story, këngëtarja ka treguar benefitet që i ka sjellë lënia e cigares. “Dje 6 muaj kam lënë cigaren. Tani mund të marrë frymë lirisht, ushqimi më shijon më shumë dhe ndihem mirë. Jam krenare”, -shkruan Beatrix. Në këtë mënyrë ajo i ka dhënë edhe një mësim atyre që pinë cigare./revistawho.com