Këngëtarja dhe autorja e teksteve të këngëve shumë të njohura raportohet të ketë nisur të punojë me reperen australiane, Iggy Azalea, e cila pritet të publikojë albumin e saj të dytë.
Ka qënë Iggy, ajo që ka bërë publik këtë lajm përmes profilit të saj në Twitter, në të cilin ka shkruar: “Kam punuar së fundmi me Bebe Rexhën dhe partnerin e saj për disa ditë, javën e kaluar dhe sinqerisht jam kënaqur shumë”.
Ndërkohë Bebe po vazhdon koncertet e saj. Duhet përmendur se kënga e saj e fundit “Me, Myself and I”, ka arritur të kryesojë disa prej klasifikimeve muzikore në botë.