Skena e festivalit “Sunny Hill 2024” në Prishtinë u ndez nga një paraqitje spektakolare e artistes me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha. Kjo ishte hera e parë që këngëtarja performoi në Kosovë.
“Unë jam Bebe Rexha dhe jam shumë e lumtur që jam në Kosovë për herë të parë”, kanë qenë fjalët e para në shqip, pas tri këngëve të interpretuara.
“E kam prindin nga Dibra, dhe gjakun e kemi një”, ka thënë Bebe.
Performanca kulmoi me Beben që filloi të kërcente nën ritmet popullore duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.