Një ditë më parë Bebe Rexha përjetoi një situatë të pakëndshme në aeroportin e Mynihut. Pas një përshëndetjeje në shqip me një punonjës të linjës ajrore, ai e kërcënoi duke i thënë se nuk do ta lejonte të udhëtonte.
Sot, Bebe Rexha ka njoftuar se është kontaktuar drejtpërdrejt nga Lufthansa, por ajo nuk është e kënaqur vetëm me një kërkesë faljeje dhe se do të kërkojë një hetim të plotë të rastit.
“Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. Lufthansa më ka kontaktuar, por e nxis të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij. Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë”, shkroi ajo në Instagram.