Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka shkëlqyer në paraqitjen e saj në “Billboard Muzic Awards 2018” e veshur me një fustan të zi në material velvet.
Përveç paraqitjes fantastike të këngëtares, detaji që është për t’u komentuar është pikërisht çmimi i këtij fustani. Sipas “Whattheywearin”, faqja në “Instagram” e cila pubikon detaje të veshjeve të personazheve shqiptarë dhe kryesisht çmimin e tyre, fustani i Bebes ka një kosto marramendëse, plot 6.510 euro.
I dizenjuar nga Christian Siriano, me material velvet dhe rrudha në material tyl tek pjesa e krahëve, kjo veshje i ka dhënë dritë këngëtares shqiptare për t’u përfaqësuar denjësisht në tapetin e kuq të një eventi kaq të rëndësishëm siç është “BMA”.\revistawho.com