Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bebe Rexha viziton Bubqin: Nuk do e harroj kurrë nga vij, sepse kam gjak shqiptari

02/12/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Bebe Rexha viziton Bubqin: Nuk do e harroj kurrë nga vij, sepse kam gjak shqiptari

Ditën e sotme Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri dhe menjëherë ka vizituar Bubqin, që është një ndër fshatrat që është prekur nga tërmeti. Sapo ka arritur në vend, këngëtarja ka takuar Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezaj që ju kanë qëndruar pranë banorëve të Bubqit në këto ditë. Bebe ka parë vetë situatën e shtëpive të dëmtuara dhe ka treguar se me paratë që ka mbledhur do të ndërtojë dy shtëpi, ose ndoshta edhe më tepër. Gjatë deklaratës së saj për mediat, Rexha është shprehur se dëshiron shumë që kjo ngjarje të fitojë vëmendje ndërkombëtarisht dhe ka falenderuar të gjithë trupat speciale që ndihmuan në operacionin e kërkim-shpëtimit. “Nuk ka rëndësi sa larg shkoj unë në jetën time, nuk ka rëndësi sa famë fitoj, unë nuk do e harroj kurrë nga vij, sepse në zemrën time ka gjak shqiptari, kështu që unë do të jem gjithmonë pranë Shqipërisë. Unë e di që ne jemi të fortë, jemi bijtë e Nënë Terezës. Unë e di që jemi bujarë dhe ka ardhur koha të jemi bashkë dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Unë e dua shumë vendin tim”, ka thënë Bebe për mediat. Këngëtarja është shprehur se ajo ka ardhur në Shqipëri për ta parë vetë me sy situatën, për të ndjerë të njëjtat emocione si të tjerët. Bebe do të qëndrojë në Shqipëri për vetëm 1 ditë, pasi i duhet të vazhdojë turneun e saj. /revistawho.com






Tags: Bebe RexhaBubqndihmeShqiperiTermetvizite
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Next Post
Miriam Cani flet për herë të parë pas tërmetit: Unë dhe Albani kemi ndihmuar ku kemi mundur

Miriam Cani flet për herë të parë pas tërmetit: Unë dhe Albani kemi ndihmuar ku kemi mundur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera