Biznesmeni italian Francesco Beccheti ka vendosur që të shesë Agon Channel. Bëhet fjalë për kanalin televiziv Agon Channel Italia, kanalin numër 33 në transmetimin digjital në Itali. Blerësit e rinj të kanalit 33 në Itali, mësohet se janë “Scripps Networks International UK Limited”, një grup i madh ndërkombëtar që në Itali ka pak kohë që është futur në treg.