Pas një mungese të gjatë në skenën shqiptare, më në fund këngëtari Klajdi Musabelliu është shfaqur përsëri. Ai mori pjesë në Maratonën e Këngës në Tv Klan. Klajdi është single dhe ka një kërkesë të veçantë për të gjitha vajzat që dëshirojnë të martohen me të. Ai kërkon nuse në këmbim të një shume parash. Nuk e dimë ende nëse është shaka apo këngëtari e ka seriozisht kërkesën e tij, shkruan “Express”. “Erdhi xhaja (Besniku) më takoi pak më parë dhe më tha: “Do të të jap në dorë 1 000 000 lekë (të vjetra) po u martove, por me letra”. Kush nga gocat është e disponueshme dhe ka kohë që të shkojmë sot një vrap deri te bashkia, të më njoftojë”. Klajdi, gjithashtu, ka dhënë edhe një shifër për personin që do të pranojë kërkesën. “Pagesa e arsyeshme, 35% e shumës”, – e mbyll postimin e tij këngëtari.