Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik! 14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë! 14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara 14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por… 13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bëhet virale marrëveshja paramartesore e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez!

04/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Bëhet virale marrëveshja paramartesore e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez!

Pas eksperiencës së hidhur me divorcin nga MacKenzie Scott, që i kushtoi rreth 35-40 miliardë dollarë, Jeff Bezos ka vendosur të mos lërë më asgjë në dorë të rastësisë.





Sipas burimeve të afërta me çiftin, Bezos dhe partnerja e tij e re, Lauren Sanchez, kanë firmosur një marrëveshje paramartesore jashtëzakonisht të detajuar, e cila është cilësuar nga ekspertët si “super e sigurt”.

Në këtë kontratë përfshihen të gjitha aspektet që mund të ndikojnë në një ndarje të mundshme, duke filluar nga pasuritë e luajtshme e të paluajtshme, deri te kujdestaria e fëmijëve dhe madje edhe skenarë të tillë si vdekja e parakohshme e Bezos apo një bonus i veçantë pas firmosjes së dokumentit.


Një nga klauzolat më të rëndësishme, sipas raportimeve, është ajo që përjashton çdo pasuri që Bezos ka krijuar para martesës nga ndarja në rast divorci. Duke marrë parasysh se pasuria e tij aktuale kap shifrën mbi 200 miliardë dollarë, kjo do të thotë se Sanchez ka pranuar të heqë dorë nga një shumë marramendëse.

Një tjetër sfidë për avokatët ishin ligjet e ndryshme shtetërore në SHBA që ndikojnë vlefshmërinë e kontratave të tilla. Në Kaliforni, për shembull, një marrëveshje e tillë do të kërkonte shpalljen e detajuar të çdo prone, gjë që “sigurisht asnjë manjat nuk do të donte ta bënte”.

Për këtë arsye, marrëveshja është hartuar sipas ligjeve të Floridës, aty ku ndodhen shumica e pronave të Bezos, përfshirë edhe vila me vlerë mbi 250 milionë dollarë në Miami.

Ligji i Floridës parashikon që në rast divorci, Lauren Sanchez do të ketë të drejtë për një mbështetje të paracaktuar, por jo për të ardhura apo investime të reja që Bezos do të gjenerojë gjatë martesës – një klauzolë kyçe që garanton sigurinë financiare të sipërmarrësit.

Në dokument është përfshirë edhe një klauzolë juridiksioni, që përcakton se vetëm ligji i Floridës do të zbatohet në rast divorci – edhe nëse procedurat nisin në ndonjë shtet apo vend tjetër. “Për shembull, një marrëveshje e vlefshme në Nju Jork mund të anulohet në Londër”, theksojnë burimet.

Edhe ceremonia madhështore në Venecia, duket se nuk ka pasur vlerë ligjore, pikërisht për të shmangur ndërlikimet me ligjet italiane, ku marrëveshjet paramartesore nuk njihen.

Jeff Bezos këtë herë ka zgjedhur të jetë i përgatitur në çdo detaj – dhe dokumenti i firmosur me Lauren Sanchez është dëshmi e kësaj.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!
Breaking News

Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!

14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!
Breaking News

Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!

14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara
Breaking News

“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara

14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…
Breaking News

“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…

13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Next Post
Qasja progresive jep rezultat – Qeskat me nikotinë si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Qasja progresive jep rezultat – Qeskat me nikotinë si një alternativë për duhanpirësit e rritur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera