• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Behgjet Pacolli kujton kohët e rinisë: Më tallnin se isha i varfër

Sot Behgjet Pacolli është një nga njerëzit më të pushtetshëm në rajon. Mirëpo jo gjithmonë ka qenë kështu. Vetë politikani e biznesmeni, zbulon se dikur ka qenë i varfër e madje e tallnin për këtë. Përmes një rrëfimi të shkurtër dhe një fotoje nga rinia kur ende ishte student, ai kujton detaje të asaj kohe që me sa duket i janë ngulitur në kokë e nuk ka arritur t’i harrojë dot kurrë. “Nga eksperienca ime jetësore kam mësuar, pos tjerash; “mos e quani askënd, të verbër në qoftë se e dini se ai është vërtet i verbër”, “mos e quani askënd të sëmurë, nëse e dini se ai është vërtet i sëmurë, Këtë e kam mësuar kur të tjerët, (mikro borgjezia qytetare e Prishtinës) talleshin me standardin tim të jetesës kur isha student në Prishtinë”, shkruan Pacolli.

10344776_646899502056539_3513200720391999667_n