Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Bëhuni gati për plazh, kështu mund të hiqni 5 kilogram për 7 ditë

14/05/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Bëhuni gati për plazh, kështu mund të hiqni 5 kilogram për 7 ditë

Edhe pse ditët e fundit koha nuk ka qenë aq e ngrohtë sa do të kishit dashur, vera është shumë më afër nga ç’mund ta imagjinoni. Por ajo që e bën të bukur këtë stinë është padyshim plazhi.





Shumë prej jush mund të mos e kenë bërë akoma provën e rroba-banjove pasi u tremben kilogramëve të tepërt. Dieta e sotme, e njohur ndryshe si dieta 1-javore ju ndihmon të hiqni 5 kilogramë. Dhe ç’është më e rëndësishmja, vetëm duke ngrënë ushqime të shëndetshme.

Dita e parë: Dita e frutave


Keni provuar ndonjëherë të hani vetëm fruta përgjatë një dite dhe asgjë tjetër? Dieta një javore nis pikërisht me fruta. Ju këshillojmë të hani frutat tuaja të preferuara, ku sigurisht rëndësinë më të madhe e kanë frutat e stinës. Molla për shembull rregullon metabolizmin dhe stimulon sistemin tretës, luleshtrydhet përmirësojnë funksionet e veshkave, kurse portokalli dhe qitro, të pasur me vitaminë C dhe A janë të këshillueshme për shëndetin e zemrës.

Dita e dytë: Dita e perimeve

Dita e dytë e dietës është dita e perimeve. Mund t’i konsumoni të ziera, të gatuara në avull, crudo ( të pagatuara) ose të grira në rende. Këshillohet të mos përdorni kurrfarë përbërësi shtesë siç janë kripa, vaji i ullirit ose i misrit dhe uthulla. Ndër perimet e këshillueshme përmendim brokolin që përmban vitaminë C dhe shumë përbërës ushqyes, kastravecin dhe sallatën jeshile. Kastraveci ka aftësi diuretike dhe lufton infeksionet urinare. Ai përmban gjithashtu sterole të cilat ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Kurse sallata jeshile ka 90% ujë dhe përmban magnez. Konsumi i saj ju ndihmon të bini në peshë dhe përmirëson funksionin e mëlçisë.

Dita e tretë: Dita e fruta-perimeve

Për ditën e tretë të dietës duhet të hani fruta dhe perime. Në qoftë se jeni lodhur duke i ngrënë vazhdimisht gjatë dy ditëve të para, mund t’i kaloni në frulator dhe të bëni lëngje. Për shembull shtrydhni 2 karota, 1 asparag, 6 selino,1 kastravec, 5 gjethe mente të freskët, 1 mollë dhe një portokall.

Dita e katërt : Qumësht, banane dhe fruta
Dita e katërt është dita me më shumë kalori e dietës. Nisni mëngjesin me dy banane dhe një gotë qumësht. Kurse në vaktet kryesore dhe ato të ndërmjetme hani fruta dhe perime. Mos lini pa përdorur perimet e stinës si qepa dhe hudhra e njomë, spinaqi, sallata jeshile, domatet, kastraveci etj.

Dita e pestë: Oriz dhe domate

Dita e pestë është dita e orizit dhe domateve. Mund të nisni ditën me një lëng të shtrydhur domatesh, ose të hani domate qershi me fare pak djathë pa yndyrë. Mund të përgatisni një rizoto me domate dhe ta konsumoni gjatë drekës ose thjesht oriz i zier mirë shoqëruar me salcë domatesh. Nuk duhet kurrsesi të përdorni kripë dhe vaj.

Dita e gjashtë: Oriz dhe perime

Jeni një ditë para përfundimit të dietës dhe ky është momenti për të gërshetuar ushqimet. Konsumoni oriz dhe perimet tuaja të preferuara, mund t’i hani të ziera ose të gatuara në avull.

Dita e shtatë: Fruta, perime dhe oriz

Kjo është dita e fundit e dietës, praktikisht dita ku i jepni fund luftës suaj me urinë dhe dëshirën për të ngrënë ushqime të përpunuara dhe të yndyrshme. Niseni mëngjesin me një lëng të shtrydhur frutash. Një rekomandim i mirë për drekë është një rizoto me karota, kungulleshka dhe bizele. Gjatë zemrës sërish fruta, kurse darka përmbyllet me një rizoto me luleshtrydhe. Të nesërmen peshohuni dhe do të vini re rezultate surpizuese./Living

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Plasin ofendimet në ‘BB’: “Kam përballuar dhe më të fortë se ti”, “kam mamin më të bukur se ty”

Plasin ofendimet në ‘BB’: “Kam përballuar dhe më të fortë se ti”, “kam mamin më të bukur se ty”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera