Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bekim Balaj sërish single, futbollisti braktis Elita Rudin (FOTO)

08/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Bekim Balaj sërish single, futbollisti braktis Elita Rudin (FOTO)

Edhe pse aktualisht po shkëlqen në fushë, jeta private e Bekim Balajt nuk është në ditët e saj më të mira. Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare i ka dhënë fund lidhjes së tij më shumë se një vjeçare me prezantuesen e njohur Elita Rudi. Në fakt, çifti është përpjekur vazhdimisht ta mbante këtë raport jashtë vëmendjes mediatike, por fotot dhe miqtë e tyre i kanë “tradhtuar” duke konfirmuar muaj më parë për “Bluetooth” lidhjen.





E ndonëse raporti mes tyre dukej si një romancë nga ato të konsoliduarat, që do të celebrohej një ditë, në fakt, ata i kanë dhënë fund, të paktën kështu kanë rrëfyer miqtë e Balajt dhe Elitës, sipas të cilëve arsyeja e ndarjes është kontrata e re e futbollistit.

“Të dy e dinin që, nëse Bekimi do të largohej në Rusi, lidhja do të përfundonte”, tregojnë burimet, sipas të cilave ka qenë Elita ajo që e ka vënë futbollistin përpara zgjedhjes.


“Elita nuk e përballonte dot një lidhje në distancë. Gjatë kohës që Balaj punonte në Kroaci ajo shkonte shpesh ta takonte, por deri në Rusi është e pamundur”, thonë burimet, të cilat theksojnë faktin se për shkak të regjimit që i duhet një futbollisti dhe stërvitjeve të përditshme e ka të pamundur të udhëtojë shpesh. Bekim Balaj dhe Elita Rudi janë njohur në fillim të vitit të shkuar, ndërsa gjatë muajit gusht ata nisën përfundimisht romancën. Elita kishte udhëtuar së bashku me vëllain e saj drejt Kroacisë për të ndjekur një ndeshje futbolli ku luante edhe Balaj, madje tejet e bezdisur për këtë fakt, pasi nuk është aspak fanse e futbollit.

Asokohe, prezantuesja as nuk e kishte menduar se ky udhëtim do të shënonte edhe fillimin e dashurisë me një nga meshkujt më të lakmuar shqiptarë. Në këtë takim të parë ka “shkrepur” edhe shkëndija mes tyre, konfirmojnë miqtë, sipas të cilëve, bukuroshja shqiptare kishte shkëmbyer kontaktet me Balajn dhe vazhduan komunikimin.

Por, siç tregojnë miqtë, futbollistit i është dashur të insistojë për të fituar zemrën e bukuroshes 22 vjeçare, e cila sapo i kishte dhënë fund një tjetër marrëdhënieje të rëndësishme, atë me basketbollistin Dardan Berisha. Sidoqoftë, prezantuesja dhe modelja Elita Rudi nuk i rezistoi gjatë, ndërsa gjatë lidhjes kishte projektuar edhe të ardhmen me të.

Por, siç duket gjithçka u shemb në momentin që futbollisti i Kombëtares mori në konsideratë largimin drejt Rusisë, për të vazhduar atje karrierën në fushën e blertë. /bluetooth

image image

Tags: bekim balajelita rudindarje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Next Post
Video/ Rrëfimi prekës i Albano Bogdos: Jeta si emigrant dhe ndarja e prindërve

Video/ Rrëfimi prekës i Albano Bogdos: Jeta si emigrant dhe ndarja e prindërve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera