Mario Veshaj dhe gazetarja Kristina Mere janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Mario ditën e djeshme përmes një postimi në Instagram, ku njoftoi ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Në një mesazh emocionues, ai shprehet:
“Bekimi ynë i vogël! Kjo ka qenë ëndrra ime më e madhe që nga momenti që të njoha dhe u dashurova me ty, @kristina.mere. Deti mban kujtimet tona më të bukura dhe ngjyra blu e dallgëve sot jeton në sytë e të voglës sonë. Mirë se erdhe te ne, Bluem! Jeni lumturia ime më e madhe. Ju dua!”
Ndërkohë, edhe vëllai i tij Romeo, ka reaguar në rrjete sociale. Ai ka publikuar një foto në Instagram krah Donaldit, teksa të dy mbajnë në duar mbesën e tyre të porsalindur.
“Ajo i ka tashmë rojet e saj,” shkruan Romeo krahas imazhit.








