Të gjithë motrat i ndajnë veshjet, aksesorët, këpucët me njëra tjetrën. Por për Bella Hadid kjo është e papranueshme. Modelja tregon se motra e vetë nuk ja kërkon veshjet, por i merr ato pa pyetur. Kjo gjë e acaron Bellan. Duke parë veshjet e tyre në rrugët e New York-ut duhet thënë se motrat kanë shumë stil. Ndërsa Gigi tregon të kundërtën. Ajo thotë se është Bella ajo që i merr veshjet asaj. “Ne i ndajmë ndonjëherë veshjet, por nëse do na jepnit mua dhe Bellës të njëjtën copë, do e stilonim komplet ndryshe sepse kemi stil të ndryshëm. Megjithatë Bella ka më shumë nerva të krijojë një veshje”, -thotë Gigi./revistawho.com